Rreth Nesh
Shoqëria Qëndra Tregëtare dhe Zhvillimit Kulturor Sh.p.k. me seli në Pallatin e Kulturës është një “Joint Venture” e krijuar që në fillim te viteve ’90.
Fillimisht ambientet e kësaj Qëndre ju nënshtruan një rikonstruksioni të gjithanshëm duke bërë të mundur transformimin e hapësirave të ndryshme të pashfrytëzueshme në ambiente zyrash e aktivitetesh social- kulturore. Aktiviteti tregtëar i kësaj Shoqërie konsiston në dhënien e ambienteve dhe zyrave me qira të cilat nga një periudhë në tjetrën kanë ardhur duke u modernizuar për ti qëndruar kërkesave gjithmonë në rritje të tregut imobiliar.Gjithashtu struktura e kësaj Qëndre ofron veç hapësirave dhe ambienteve për zyra edhe një Sallë multimediale për aktivitete social-kulturore të gjinive të ndryshme.